×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berisha: Grenell e ka personale me Albin Kurtin

    Reporteri
    05 Gusht 2022 | 18:13
    Sali Berisha

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori në mbrojtje kryeministrin e Kosovës, teksa deklarimet e republikanit amerikan Richard Grenell, i quan si qëndrim personal ndaj Albin Kurtit.

    Sali Berisha u pyet nga A2 CNN për deklaratën e Grenellit, i cili e quajti fashist kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas vendimit për reciprocitetin.

    “Ka një problem të njohur midis Albin Kurtit dhe Grenellit. Nuk i di hollësitë. Albin Kurti nuk është fashist. Nëse Edi Rama është sjellë si vasal i Vuçiçit, unë jam rreshtuar në krahun e qeverisë së Kosovës, ashtu si edhe komuniteti ndërkombëtar. Unë e kam mbështetur marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, që nuk i zgjidhte të gjitha problemet, por mund të ndikonte pozitivisht për marrëveshjen përfundimtare”, tha Berisha. /A2/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!