×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bie nga banesa, vdes 45-vjeçarja në Tiranë

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 18:52

    Një 45-vjeçare ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga pallati. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte rreth orës 17:20 në rrugën “Panorama”.


    “Më datë 21.04.2020, rreth orës 17:20, në rrugën “Panorama”, ka rënë nga lartësia në sheshpushimin e pallatit, shtetasja A.SH., rreth 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë, sipas ekipit të ambulancës.

    Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor”, thuhet në njoftimin e policisë.

    /Ora News.tv/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!