×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bora shkon deri në 1.5 metër në një fshat të Korçës

    Reporteri
    05 Janar 2025 | 15:35

    Bora dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë veriun dhe juglindjen e vendit.

    Në Mashkullorë të fshatit Panarit në Korçë trashësia e borës ka arritur në rreth 1 metër e gjysmë duke izoluar banorët e zonës.

    Bashkia e Korçës po punon për të hapur rrugën e fshatit.

    Bora ka zbardhur Dardhën dhe Voskopojën ndërsa në zonat malore të Kukësit trashësia e saj i ka kaluar 40 cm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!