×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Cakaj: Jam pa fjalë, mbështetja e Behgjet Pacollit nuk do të harrohet asnjëherë

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 15:26

    Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli të enjtën ka ndarë 1 milionë euro për Shqipërinë, pas tërmetit shkatërrues.


    E për këtë veprim, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj e ka falënderuar Pacollin për për zemrën e tij të madhe, shpirtin bujar, solidaritetin e pashembullt dhe mbështetjen e pakrahasueshme për Shqipërinë në këto kohë të vështira.

    Ai tha se mbështetja e tij nuk do të harrohet asnjëherë.

    “Thjesht pa fjalë të mjaftueshme për ta falënderuar Ministrin e Jashtëm të Republikës të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, për zemrën e tij të madhe, shpirtin bujar, solidaritetin e pashembullt dhe mbështetjen e pakrahasueshme për Shqipërinë në këto kohë të vështira! Mbështetja e tij personale e institucionale për Shqipërinë jo vetëm do të vlerësohet gjithmonë shumë lart por nuk do të harrohet asnjëherë !

    #BASHKË”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!