×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Coronavirusi i merr jetën një tjetër shqiptari, shkon në katër numri i vdekjeve në Shqipëri

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 8:49

    Ka vdekur sot në spitalin infektiv të Tiranes pacienti 43-vjeçar, viktima e 4 me COVID-19.


    Gjatë mëngjesit të sotëm, ka vdekur në Tiranë një pacient 43-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

    Pas rëndimit të gjendjen gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

    43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

    Ai është viktima e katërt i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

    “Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!