×
  • Lajme
  • Shqipëria / Altin Dumani

    DASH për kreun e SPAK-ut pasi u shpërblye “Kampion kundër korrupsionit”: Me integritet, profesionalizëm dhe guxim

    Reporteri
    09 Dhjetor 2024 | 22:39

    Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka vlerësuar 10 kampionët globalë kundër korrupsionit.

    Mes të përzgjedhurve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.

    “Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit e njeh Altin Dumanin si një kampion kundër korrupsionit për udhëheqjen e tij si Kryeprokuror i Posaçëm, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me integritet, profesionalizëm dhe guxim”.

    Altin Dumani u zgjodh kreu i SPAK më 16 Dhjetor të vitit 2022. Mandati i tij në krye të Prokurorisë së Posaçme është 3 vjeçar dhe përfundon vitin e ardhshëm.

    Megjithatë ai do të vijojë të ushtrojë detyrën si Prokuror i Posaçëm. Ai u zgjodh për të qenë anëtar i SPAK me vlerësim maksimal nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

    Kujtojmë se në vitin 2021 certifikatën si kampion kundër korrupsionit nga DASH e ka marrë edhe Ardian Dvorani. Ai u vlerësua për punën e tij në zhvillimin e mekanizmave për të zvogëluar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!