×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Del nga burgu ish-deputeti Ervin Salianji

    Reporteri
    08 Korrik 2025 | 16:51

    Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është liruar nga burgu i Fierit pas më shumë se 10 muajsh qëndrimi, duke e cilësuar burgosjen e tij si një akt politik. Në një prononcim për mediat, ai ka theksuar se qëndrimi i tij në qeli nuk ka lidhje me vjedhje, por me luftën që ai ka zhvilluar për të çuar para drejtësisë një trafikant droge dhe për të luftuar kundër qeverisë aktuale.

    “Ditët e mia në burg janë burim frymëzimi për demokratët. Më shumë se 10 muaj në burg për arsye politike dhe sepse kam çuar para drejtësisë një trafikant drogë. Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore dhe është fitorja që kam pasur në çdo zonë që kam mbuluar PD. Ditët e mia këtu janë një burim frymëzimi për mijëra demokratë që do të rezistojnë për të rrëzuar një qeveri që është kokë e këmbë e kriminuar”, tha Salianji.

    Ai shtoi se do të vazhdojë betejën politike dhe se një nga hapat e parë do të jetë falënderimi i një zone zgjedhore në Fier, ku PD ka fituar.

    “Unë do të shkoj që të falenderoj një zonë zgjedhore në një fshat të Fierit, ku ka fituar PD, për ti falënderuar për rezistencën. Unë do të vijoj betejën në Strasburg”, shtoi ai.

    Në lidhje me periudhën e tij në burg, Salianji bëri një krahasim duke thënë: “Burgu si urohet as asmit, por sot kam një program tjetër dhe e ndjejë që Shqipërinë e ka dobësuar më shumë. Për ata që kanë qenë të pavëmendshëm, unë s’kam bërë burg për vjedhje, por arsye politike”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!