×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Deputeti Plarent Ndreca del nga ambientet e SPAK pas katër orëve dëshmi: Jam njohur me akuzë

    Reporteri
    15 Nëntor 2024 | 17:21

    Deputeti i PS Plarent Ndreca ka dëshuar në SPAK për rreth katër orë. Në dalje ai tha për mediet se është nohur me akuzën e shkeljes e pabarazisë në tendera lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohen kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

    “Dhashë deklarime në SPAK në vijim të hetimeve të nisura nga ana e Prokurorisë. Ishte kërkesa ime për të dhënë deklarime. Isha në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime. Jam njohur me akuzën. Qëndrime rreth akuzës do të jap në një moment tjetër”, tha ai para gazetarëve./Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!