×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dëshmitarët: Prej dy ditësh rusët i silleshin vërdallë Uzinës, nuk dukeshin si turistë

    Reporteri
    20 Gusht 2022 | 23:09

    Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 17:00 në uzinën ushtarake të Gramshit.

    3 rusët sulmuan ushtarët që ishin në mbrojtje të Uzinës, ndërsa mësohet se ata kishin ditë që e studionin uzinën.

    Dëshmitarë okularë dhe banorë të zonës kanë rrëfyer se i kishin parë prej dy ditësh shtetasit rusë që silleshin vërdallë mureve të uzinës. Shtetasit rusë nuk u janë dukur si turistë, por kanë pasur si synim të fotografonin brenda uzinës pasi kishin aparate fotografik dhe harta në duar. Ata kishin pasaporta ruse dhe mbanin harta dhe aparate fotografike me vete.

    Por, sot pasdite të dy këta shtetas me aparate fotografike kishin hyrë nga muret e uzinës pa urdhër duke bërë foto. Ushtarakët që ruajnë perimetrin e uzinës i kishin parë këta dy persona dhe u kanë shkuar për t’u bërë ndalesën dhe shoqërimin e tyre. /abcnews/.

    Tre sulmuesit e uzinës ushtarake në Shqipëri dyshohet se janë spiunë rusë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!