×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dibra bllokohet nga bora

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 11:01

    Shumica e rrugëve të Dibrës paraqiten të bllokuara nga reshjet e dëborës.


    Sipas informacioneve trashësia e borës në qytet shkon mbi 40 cm ndërsa në zona të thella kalon mbi 60-70 cm.

    Akset rrugore Peshkopi-Tiranë është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë, pjesa më e vështirë që bllokohet herë pas here nga Pishat e Bulqizës deri në Qafën e Buallit pasi fryn erë e fortë dhe mbush me borë trupin e rrugës.

    Aksi Ura e Çerenecit- Librazhd është i bllokuar.
    Aksi Peshkopi-Qafë Draj-Kukës është i bllokuar.

    Aksi Peshkopi – Kukës kalohet me vështirësi me zinxhirë deri në Kalanë e Dodës, ndërsa nga Kalaja e Dodës më tej e bllokuar për shkak të erës së fortë.
    Të gjitha fshatrat dhe njësitë administrative të Dibrës dhe Bulqizës janë të bllokuara, rrugët janë të pa kalueshme.

    Në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Sllovë, Selishtë, Ostren, Martanesh mungon energjia elektrike. Deri tani nuk raportohen emergjenca shëndetësore nga zonat e thella.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!