×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Do u prijë Sali Berisha, zbardhen detajet e protestës së opozitës në 23 dhjetor

    Reporteri
    21 Dhjetor 2024 | 14:49

    Të hënën demokratët do të tregojnë sërish forcën në aktin e radhës të asaj që e quajnë mosbindje civile. Njësoj si në tubimin e fundit edhe në 23 dhjetor, demokratët do të shpërndahen në 6 pika në Tiranë dhe do të synojnë bllokimin e trafikut në kryeqytet.

    Protesta do të të nisë në orën 17:00 dhe do të bllokohen disa nyje kryesore në Tiranë, të cilat janë kryqëzimi te Xhamia e Namazgjasë, Pallati me Shigjeta, sheshi Willson, rrethrrotullimi i Zogut të Zi dhe rruga pranë Bashkisë Tiranë.

    Edhe këtë herë demokratët do të shpërndahen në këto 5 pika dhe pritet që tubimi të zgjasë rreth tre orë. Kërkesa edhe në këtë protestë vijon të jetë e njëjtë, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndërshme.

    Për herë të parë pas gati një viti mes protestuesve në shesh pritet të jetë dhe Sali Berisha, lideri i opozitës i cili prej 27 nëntorit ka rifituar lirinë. (A2 Televizion)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!