Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ka sulmuar kryeministrin Rama duke e cilësuar si një gënjeshtar që mashtron qytetarët kur flet për ndihmat që i janë dërguar familjeve shqiptare në këto javët të izolimit prej koronavirusit.
Albana Vokshi ka publikuar një dokument që mban firmën e kreut të Emergjencave Civile Haki Çako, mbi një sërë pakosh të shpërndara në adresë të qytetarëve. Sipas demokrates qeveria ka shpërndarë diçka më shumë se 4 mijë pako ushqimore, pavarësisht se kryeministri ka folur për ndihma për 600 mijë familje apo 200 mijë familje.
STATUSI I ALBANA VOKSHIT:
“Nuk ka asgjë për t’u besuar në ato që thotë Edi Rama. Faktet tregojnë se qeveria i ka braktisur njerëzit në skamje. Ata përdoren për të pozuar për facebookun e Edi Ramës dhe njëherë dalin 600 mijë, një herë 200 mijë, varet nga nevoja e çastit për propagandë.
Fatkeqësisht, e vërteta nuk ka lidhje me ato që thotë Edi Rama dhe kopjet e tij më qeveri. Dokumentat zyrtarë tregojnë se qeveria ka shpërndarë ushqime vetëm për 4 mijë familje në të gjithë vendin. Një skandal i vërtetë, po të llogarisësh milionat e eurove që shoërdorohen me koncesione dhe tendera sekretë korruptivë”, shkruan ish-deputetja.