Disa të moshuar në Devoll kanë preferuar të qëndrojnë në lulishte dhe ta shtrojnë me të ngrënë dhe të pirë. Ata thanë për report tv, se dolën pasi po ‘plasnin’ në shtëpi.
I moshuari: Frikë kemi por dhe tani dhamë e dhamë dhe plasëm, ngelëm brenda dhe gur të kishim qenë do të kishim pëlcitur. Kam 30 minuta që kam dalë
Gazetarja: Po shoh që po pini
I moshuari: Po pimë, po rrimë një metër larg, kështu që do rrimë dhe pak
I moshuari tjetër: Nuk jemi shumë dakord me masat se duam pak liri. Sot dolëm therëm një pulë dhe po hamë e këtu. Kemi maska e doreza po i kemi hequr se po hamë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.