×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dramatike: Pamje të reja, si u shemb banesa e familjes Lala në Durrës

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 11:06

    Pamje të reja janë publikuar nga shembja e dytë e banesës 4 katëshe të familjes Lala në zonën e ish Kënetës në Durrës.


    Fillimisht ndërtesa është shembur nga tërmeti i rënë në orët e para të mëngjesit, por më pas teksa punimet vijonin banesa ka pësuar një shembje të dytë si pasojë e lëkundjeve të tjera sizmike.

    Kjo shembje e dytë mund të ketë qenë fatale për anëtarët e familjes Lala, pasi edhe pse vijojnë gërmimet për nxjerrjen e trupave të tyre asnjë nuk përgjigjet e ka pak mundësi jete.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!