×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy rusë dhe një ukrainas në Uzinën e Gramshit, Yuri Kim: Qëndrojmë me aleatit tonë deri në zbardhjen e fakteve

    Reporteri
    21 Gusht 2022 | 11:42

    Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë të ditur se ditën e sotme ka folur me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Arben Kingjin rreth incidentit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

    “Qëndrojmë me aleatit tonë deri në zbardhjen e fakteve”, shkruan Yuri Kim.

    Çfarë ndodhi mbrëmë në Gramsh?

    2 shtetas rusë dhe një ukrainas tentuan të futen dje e shtunë ( 20 gusht) në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh.

    33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase u arrestuan nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas incidentit në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

    Në momentin që njëri prej tyre tentoi të futej në godinën ushtarake dhe ta fotografojë atë ka ndodhur një përplasje me rojet ushtarake.

    Si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar ushtarakët Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, gjendja shëndetësore e të cilëve u përmirësua më pas, pas transportimit në Pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

    Ndërkohë dyshimet janë se tre të huajt mund të jenë agjentë.

    Megjithatë ata pretendojnë te jenë blogerë, që udhëtojnë nëpër botë dhe fotografojnë baza ushtarake të braktisura.

    Zbardhet dëshmia e dy rusëve dhe e ukrainasit që hynë në uzinën e armëve: Jemi fotografë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!