Dy të arrestuarit e akuzuar për vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besimir Haxhia në 27 mars dhe Anxhelo Avdiaj dhe Dorian Shkoza në 2 mars dyshohen të kenë kryer dhe vrasje të tjera por priten që për to të gjenden prova.
Një prej vrasjeve që dyshohet është regjistruar në Elbasan më 30 dhjetor 2018, ku humbën jetën 3 persona, mes tyre edhe një shtetas turk.
Të arrestuarit Altin Ndoci, 33 vjeç së bashku me shtetasin me iniciale K.A 22 vjeç pritet të dalin para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.
Altin Ndoci është banues në Tiranë dhe ka qenë më parë i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas policisë shkak i këtyre dy vrasjeve në Durrës janë prishja e pazareve kriminale.
Dy të arrestuarit janë tradhëtuar nga provat e shumta të lëna në vendngjarje mes të cilave edhe shenjat e gishtave në armët e përdorura.
Deri tani janë ekzaminuar dy prej tre armëve, ndërsa pritet që ekzaminimi i armës tjetër të gjetur në një kanal mes Shkozetit dhe Nishtullës, të hedhë drita për ngjarje të tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.