×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dyshohen për spiunazh, dalin para gjykatës në Elbasan dy rusët dhe ukrainasi

    Reporteri
    24 Gusht 2022 | 12:28

    Ka nisur seanca në Gjykatën e Elbasanit për tre shtetasit e huaj, të cilët tentuan të futen në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh. Tre të huajt janë paraqitur para trupës gjykuese dhe do të njihen me masat e sigurisë.

    Prokuroria ka kërkuar ndaj tyre masën “arrest me burg”. Gjyqtarja Pajtime Fetahu tha se Prokuroria ka ngritur ndaj tyre akuzat: “dhënia e informatave sekrete”, “sigurimi i informatave”, “goditje për shkak të detyrës”, “stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme”.

    Sakaq, në dosjen e prokurorisë të siguruar nga abcnews.al organi i akuzës thekson se ka prova të arsyeshme se dy rusët dhe ukrainasit janë të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës dhe se ka ardhur me mision në vendin tonë.

    “Nga pyetja e tyre deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar baza e arsyeshme e të dhënave që krijon dyshimin e bazuar në prova se kanë ardhur në Shqipëri me mision të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse me detyra të përcaktuara”, thuhet në dosje.

    Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov u arrestuan pasditen e së dielës. Ata u pikasën pranë ambienteve të uzinës ushtarake në orën 17.30. Njëri nga të huajt u përlesh me ushtarët, të cilët ruajnë objektin, duke lënduar dy prej tyre. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!