Një rast mashtrimi në rrjete sociale është denoncuar në Policinë e Vlorës, ku një 41-vjeçare akuzohet për mashtrimin e një 35-vjeçari dhe marrjen e një shume të konsiderueshme parash.
Sipas informacioneve të dhëna nga policia, burri nga fshati Kropisht të Selenicës, ka kallëzuar në polici se një grua e ka mashtruar përmes rrjetit social Facebook, duke i marrë 9 mijë euro gjatë muajve të fundit.
Policia e Vlorës ka njoftuar se, pas kallëzimit të bërë nga 35-vjeçari, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ka referuar materialet përkatëse në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal për gruan, e cila është 41-vjeçare dhe banuese në Pogradec.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen M. G., 41 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. R., 35 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Selenicë, se kjo shtetase i ka marrë 9000 euro, gjatë muajve të fundit, duke e mashtruar nëpërmjet rrjetit social Facebook”, njofton policia./Euronews.al.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.