×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E pabesueshme: Polici shkarkon në shtëpinë e tij ndihmat e mbledhura nga tërmeti

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 19:06

    Prej dy ditësh Shqipëria gjendet në një gjendje të jashtëzakonshme pasi tërmeti i dy ditëve më parë shkaktoi dëme të mëdha në njerëz dhe dëme materiale kryesisht në Durrës, Tiranë, Krujë e Lezhë.


    Si kurrë më parë shqiptarët u mobilizuan dhe kontribuuan me ndihma për të prekurit nga tërmeti. Por ndodhi ajo që s’duhej!

    Ditën e sotme në media kanë qarkulluar zëra se ushqimet dhe ndihmat po vidhen nga organizatorët të cilët sipas denoncuesve kanë nisur ti shesin ndihmat.

    E tillë është edhe video denoncimi bashkëngjitur lajmit ku sipas denoncuesit një oficer policie po vjedh ndihmat dhe po i dërgon në banesën e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!