Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Tiranë, ku një punëtor ka humbur jetën tragjikisht.
Sipas informacioneve, viktima është një burrë rreth 66 vjeç, i identifikuar si B. K., i cili ka rënë nga soleta e një ndërtese katër katëshe në rrugën “Naum Veqilharxhi” në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në orën 11:35 të paradites, dhe punëtori ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për një aksident në punë, dhe grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të incidentit. Shtëpia ku ka ndodhur aksidenti është pronë e shtetasit A. G.
“Më datë 08.02.2025, rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”, në një banesë katër katëshe në pronësi të shtetasit A. G., ka rënë nga soleta punëtori shtetasi B. K., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./Euronews.al/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.