×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë: Përparim Ademi që vrau dy motrat akuzohet se bëri 10 fëmijë me to dhe i ka shitur në Greqi

    Reporteri
    05 Janar 2021 | 11:04

    Vrasja e 2 motrave Metani mëngjesin e 31 dhjetorit në Tiranë nga i dashuri i tyre, Përparim Ademi ka nxjerrë në pah detaje monstruoze, të cilat kanë dalë në dritë ditë pas dite.


    Burime për Report Tv bëjnë me dije se pas dëshmisë së vëllait të Kristinës dhe Zhanetës, Bashkim Metani, Prokuroria e Tiranës ka shtuar dhe një akuzë të re ndaj Ademit, atë të trafikut të fëmijëve.

    Kjo sepse Metani ka deklaruar se Ademi ka shitur 10 fëmijët që kanë pasur bashkë në Selanik. Mësohet se Metani do të merret në pyetje si person që ka pasur dijeni për ngjarjen dhe pretendimet e tij se motrat lindnin fëmijë dhe më pas Ademi i shiste në Greqi.

    Mes shtimin e akuzës e kësaj akuze të re, Ademi do të gjykohet për 3 vepra penale, atë të vrasjes së dyfishtë, armëmbajtje pa leje dhe trafik të fëmijëve.

    Sot, Report Tv ka sjellë foton e Përparim Ademit (Telo), i cili shfaqet krah për krah me motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, 2 të dashurat e tij dhe motra e tretë, Anxhela e cila ishte e pranishme ditën e ngjarjes.

    Ndërkohë në foton e dytë shfaqet gruaja e Ademit, Vjollca Ademi (Telo), e cila është krah Zhaneta Metanit (një nga viktimat) dhe motrës tjetër, Anxhela.

    Gruaja në dëshminë e saj ka rrëfyer se ka qenë në dije të lidhjeve jashtëmartesore që Përparim Ademi ka pasur, por ka zgjedhur të heshtë pasi ka dashur që burri i saj të ishte i lumtur, madje ka rrëfyer se dilnin shpesh të katërt, dhe mesa duket kjo foto e sjellë nga gazetari Arsen Rusta, është shkrepur në një nga këto momente.

    Një ditë më parë Report Tv zbardhi dosjen e plotë të këtij krimi monstruoz të regjistruar mëngjesin e 31 dhjetorit në rrugën “Bajram Tushi”, në zonën e Astirit në Tiranë. Ademi kishte lidhje me të dyja, por më pas motrat natën e Krishtlindjeve ia kishin bërë të qartë se nuk donin të kishin më lidhje me të. Ky fakt nuk është pranuar nga 59-vjeçari!, i cili kishte filluar që të kishte hije dyshimi se Zhaneta e tradhtonte. Ai është rikthyer pas pak ditësh në banesën e tyre dhe i ka vrarë me breshëri kallashnikovi. I pranishëm ka qenë edhe A. Metani, djali i Zhaneta Metanit dhe motra tjetër e tyre, Anxhela. Në dëshminë e tij, A. Metani ka deklaruar se fillimisht mamaja, Zhaneta i kishte thënë që Përparim Ademi ishte babai i tij, por më pas e kishte mohuar. Ai shtoi se nuk e ka njohur kurrë babanë, teksa një tjetër detaj i rëndësishëm është fakti që djali ka treguar se donte të njoftonte policinë, por nuk është lënë nga tezja e tij, Anxhela.

    Ashtu siç është raportuar më herët, për këtë lidhje me 2 motrat ka qenë në dije edhe gruaja e tij, Vjollca Telo. Duhet theksuar se Vjollca mban mbiemrin e Përparimit, ndërsa ky i fundit ka marrë mbiemrin e gruas, Ademi, pasi “kështu forcohej martesa e tyre”. Vjollca ka rrëfyer se nuk ka dashur që të prish lumturinë e burrit të saj, prandaj e ka pranuar në heshtje tradhtinë me 2 motrat, por jo vetëm kaq! Ato dilnin shpesh të katërt së bashku. Aktualisht, Ademi ndodhet në burg, pasi 2 ditë më pari Gjykata Penale caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 59-vjeçarin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!