Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli gjatë ditës së sotme ka njoftuar se familja e tij ka ndarë një milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Pacolli ka thënë se ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt, shkruan Reporteri.net.
E pas këtij njoftimi ka reaguar kryeministri shqiptar, Edi Rama i cili ka falënderuar Pacollin për kontributin e tij në këto ditë të vështira për Shqipërinë.
“RROFSH e QOFSH me fëmijët, gruan, vëllezërit dhe kë të do e bardha zemër O BEHGJET PACOLLI?”, ka shkruar Rama teksa ka shpërndarë postimin e Pacollit.
https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10157201752756523/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARBWJkqsuC_qWRC7tFPnQdLplQQ5O6bJ6WvEGxxyRjSnlArKeV4DGvyWOiURzBGrGw28O6UQb7UJaRFOPfOH-1RVgZPO_bDMC8ofWFI6FOVXI4_6tlfRbSd4Lx21U8UH-kNGip7khwbsTUKaJVOOdwtXnW93CX0gS59Uce6eLCm6uEguwhcP3jFQpRvd53LAr1g56anU42LVuTBfZWeMrSTwXpggC1qxHC2RI2cKp_Gt-uvvhtqP8N5UEq6vbdjm_k0rvHaYqzMzlkd5v_-dhSWsHgrO0OShs8wxJtpbI2Cx4Blvh76foNRkyyqB_xqhdtdPoTxK_S1EoHHZdbnM&__tn__=-R