×
  • Lajme
  • Shqipëria / Mbledhja e Asamblesë së PS-së

    Edi Rama: Kush nuk deklaron pagat reale do ta trajtojmë si hajdut

    Reporteri
    08 Shtator 2024 | 17:49

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi në një mbledhje të Asamblesë së Partisë Socialiste se shumë shpejt do të prezantohet një plan kombëtar për sigurimet shoqërore që do të ndikojë drejtpërdrejt për rritjen e pensioneve.

    Por për të arritur këtë, Rama tha se duhet t’i jepet fund informalitetit të pagave në sektorin privat, teksa paralajmëroi se shkelësit do të trajtohen njësoj si vjedhësit e energjisë elektrike.

    “Së shpejti një plan kombëtar për sigurimet shoqërore. Ky plan po përgatitet prej kohësh nga ekspertë, synon përfshirjen e pensionistëve të ndarjen e të ardhurave të rritjes ekonomike, për të shkuar përtej indeksimit”.

    “Rritja e të ardhurave nga shteti për pensionistët nuk mund të jetë domethënëse nëse si shoqëri nuk i japim një goditje fenomenit të pagave reale që godasin të ardhurat për sigurimet dhe vjedhin atë që i përket pensionistëve. Ne do të bëjmë me kuotat e sigurimeve ata që bëmë me energjinë. Ata që nuk paguajnë sigurimet për punonjësit për pagat reale do t’i trajtojmë si hajdutët e energjisë”, u shpreh Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!