Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të pijë një kafe në momentin që po zhvillon një takim me ambasadorët në Pallatin e Brigadave.
Teksa po i falenderonte të gjithë për ndihmat që ka marrë në momentin që Shqipëria kaloi një periudhë tragjedie pas tërmetit të 26 nënëtorit, Rama kërkoi kafe.
“Më falni se ndonjëherë nuk di të ndaloj…Pagjumësia ma bën këtë gjë, harrohem dhe s’di të ndaloj. Por ku është kafja ime? Ku është kafja ime e 16? Ja më erdhi kafeja…! Perfekte! Shpresoj që edhe proçesi i rindërtimit të Shqipërisë të vijë kështu si një kafe, e porosit dhe vjen, në mënyrë magjike”, tha Rama duke ngritur zërin ndër të tjera, shkruan Gazeta Shqip.
Në takim me ambasadorët po diskutohet për sfidën e rindërtimit të banesa që u shkatërruan nga tërmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.