Mëngjesin e sotëm Laçi është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku mbeti i vrarë biznesmeni i njohur Rakip Roli.
Mësohet se biznesmeni 55-vjeçar është ekzekutuar sapo ka dalë nga banesa e tij dhe ka hipur në makinën e tij tip “Audi”.
Dy autorët ende të paidentifikuar kanë dalë para makinës së autorit dhe e kanë qëlluar me breshëri plumbash duke u siguruar që ai të vdiste në vend. Biznesmeni sapo është qëlluar është përplasur me disa makina të tjera dhe më pas ka përfunduar në një kanal anës rrugës.
Ka dyshime se vrasja e tij ka ndodhur për shkak të shkuarës së tij pasi në vitin 2011 bashkë me tre djemtë e tij kanë rrahur një 22-vjeçar për motive banale dhe djemtë e tij janë persona me precedentë penalë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.