×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Fëmijët nuk njohin fatkeqësi, vizatojnë shtëpitë e tyre, aty ku duan të kthehen sërish

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 15:41

    Qindra familje të goditura nga tërmeti po vazhdojnë të kalojnë ditët e netët në çadrat e ngritura.


    Larg shtëpive të tyre e lodrave të tyre, ata që nuk e kuptojnë dhimbjen dhe fatkeqësitë janë pikërisht fëmijët.

    Të pafajshëm, e zemër të pastër, më të vegjlit, po kalojnë momentet e vështira duke gjetur ngushëllim tek lapsat e fletoret, shkruan Indeksonline.

    Madje, në rrjete sociale po bëhet thirrje urgjente, që specialistët dhe psikologët të qëndrojnë afër tyre, pasi që ata kanë marrë trauma nga godjet dhe ato që kanë parë e përjetuar.

    E, kjo traumë e tyre shihet edhe në vizatimet që ata kanë bërë, teksa të gjithë kanë piktuaruar shtëpitë.

    Kujtojmë që numri i viktimave ka arritur në 44, ndërsa 750 kanë mbetur të plagosur, ndërsa zonat më të prekura janë Thumana dhe Durrësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!