Gjatë fundjavës së parë pas festave të fundvitit, porti i Vlorës ka përjetuar një fluks të lartë largimesh, kryesisht nga emigrantë dhe vizitorë të huaj që kishin ardhur për të kaluar pushimet në Shqipëri.
Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë dy ditëve të fundit janë larguar nga Shqipëria nëpërmjet portit të Vlorës 1870 pasagjerë, 350 automjete dhe 25 autobusë.
Pjesa më e madhe e udhëtarëve janë emigrantë që jetojnë në Itali dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian, të cilët pasi kaluan festat në qytetin bregdetare të Vlorë u larguan për në vendbanimet e tyre.
Megjithatë, pati edhe turistë të huaj, kryesisht italianë. Fluksi i lartë i largimeve përkon me përfundimin e pushimeve festive dhe rikthimin në vendet e tyre të punës e banimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.