×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet një person i vdekur në Durrës

    Reporteri
    03 Gusht 2022 | 15:29

    Një person është gjetur i vdekur në Durrës. Mësohet se bëhet fjalë për një 56-vjeçar të identifikuar si F.Ç banues në lagjen nr.14 në Durrës.

    Ai është gjetur i vdekur para derës së një vend parkimi ku punonte si roje.

    Njoftimi i policisë:

    Më datën 02.08.2022, në lagjen nr.14, Durrës, pranë derës së një vendparkimi mjetesh është gjetur i pajetë shtetasi F. Ç., 56 vjeç, (roje i vendparkimit).

    Nga veprimet e para hetimore rezulton se 56-vjeçari e ka humbur jetën si pasojë e infarktit./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!