×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet pa shenja jete në qeli i burgosuri shqiptar në Greqi

    Reporteri
    02 Dhjetor 2024 | 21:22

    Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur brenda qelisë në burgun e Malandrino ku po vuante dënimin në Greqi.

    Mediat greke bëjnë me dije se rojet e burgut gjetën pasditen e sotme dy të burgosur të rrëzuar përtokë, 37-vjeçarin shqiptar dhe një 38-vjeçar grek.

    Në fillim rojet dyshuan se të burgosurit kishin humbur ndjenjat. Por pas ekzaminimit nga mjekët e burgut u konstatua se 37-vjeçari shqiptar kishte ndërruar jetë, ndërsa 38-vjeçariështë dërguar me autoambulancë në spitalin e Amfisës.

    Pasi iu dha kujdesi i nevojshëm mjekësor 38-vjeçari u rikthye në qelinë e burgut, shkruan tvstar.gr.

    Policia po kryen hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa është urdhëruar autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së 37-vjeçarit me origjinë shqiptare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!