×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet turistja franceze që ishte zhdukur në malet shqiptare prej ditësh

    Reporteri
    06 Qershor 2024 | 22:03

    Policia dhe një grup i përbërë nga alpinistë me përvojë, ka shpëtuar një turiste franceze, e cila rezultonte e humbur prej disa ditësh në Malin e Çikës në Shqipëri.

    Ajo është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

    Turistja me origjinë nga Franca kishte humbur kontaktet prej disa ditësh.

    Ministri i Brendshëmi Shqipërisë, Taulant Balla, në një reagim në rrjetet sociale, duke publikuar pamjet nga momentet e shpëtimit të turistes nga Franca, u shpreh se ky është një ‘lajm i mirë’.

    “Lajm i mirë. Turistja franceze e cila kishte humbur kontaktet prej disa ditësh në Malin e Çikës, është mirë dhe po kthehet bashkë me shërbimin e shpëtimit dhe me alpinistët, të cilët u angazhuan për gjetjen e saj. Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit”, ka Balla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!