×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Grenell reagon për sulmin në uzinën e armëve në Shqipëri: Mos u ngatërroni me ushtarët shqiptarë, ata janë heronj

    Reporteri
    21 Gusht 2022 | 0:08

    Ish i dërguari i SHBA’së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar në Twitter pas raportimeve se tre agjentë rusë kanë sulmuar dy ushtarë shqiptarë pranë Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh.

    “Mos u ngatërroni me ushtarët shqiptarë!”, reagoi shkurtimisht Grenell, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Uroj që ta fitojnë nga një medalje. Ata janë heronj”, shkroi tutje ai.

    Ndryshe, dy ushtarë shqiptarë, të cilët ishin në detyrë si roje të Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pasi të njëjtit janë përplasur fizikisht me 3 shtetas rusë, të dyshuar si agjentë.

    Ushtarët shqiptarë kanë pikasur lëvizje të dyshimta tek 3 persona të cilët kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në Uzinë, dhe janë afruar për t’i larguar.

    Në momentin që janë afruar, ka patur një përleshje fizike mes ushtarëve shqiptarë dhe tre rusëve, ku njëri prej tyre ka përdorur mjete djegëse (sprej) neuroparalizues duke i lënë të lënduar ushtarët shqiptarë.

    Fatmirësisht, gjendja e tyre shëndetësore po raportohet të jetë stabile. /Reporteri.net/.

    “Çfarë trishtimi…”, Edi Rama reagon për sulmin nga të dyshuarit për spiunazh në Shqipëri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!