Presidenti i Republikës ka reaguar ashpër lidhur me fotot e publikuara në portale pas takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Shkodër, që tregonin flamujt kombëtar të hedhur në tokë.
Përmes zëdhënësit Tedi Blushi, Presidenca shpreh keqardhjen e thellë për “aktet e papranueshme që kanë ndodhur dje me Flamurin Kombëtar, të përdhosur në mënyrë të turpshme në rrugët e Shkodrës në përfundim të një takimi në këtë qytet, dhe që janë bërë sot publike nga mediat e pavarura”.
Kreu i Shtetit thekson se Flamuri Kombëtar u takon të gjithë shqiptarëve dhe kushdo që merr përsipër ta përdorë duhet ta respektojë atë me një ndjenjë të lartë atdhedashurie, përgjegjshmërie dhe me dinjitetin e duhur siç e meriton, jo vetëm gjatë një takimi, por në çdo moment.
Presidenti u bën thirrje organizatorëve të këtyre takimeve të tregojnë më shumë respekt për Flamurin Kombëtar, simbolin përbashkues të shqiptarëve kudo në botë, si dhe të distancohen publikisht nga këto akte të papranueshme dhe provokuese për çdo shqiptar.
U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike pa dallim, që kur përdorin Flamurin Kombëtar të tregojnë respekt dhe nderim jo vetëm para mediave, por kurdoherë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.