×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Historia e infektimit me Coronavirus të çiftit korçar pas takimit me mbesën nga Italia

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 8:58

    Korça i është shtuar hartës së të prekurve me koronavirus. 3 persona janë konfirmuar pozitivë ditën e djeshme sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.


    Bëhet fjalë për një çift, burrë e grua si dhe një 33 vjeçar.

    Të tre personat kanë patur temperaturë të lartë dhe janë drejtuar fillimisht në spitalin e Korcës, pas kryerjes së analizës dhe marrjes së rezultatit janë nisur mbrëmjen e së shtunës drejt infektivit në Tiranë.

    Por ABC News ka mësuar të dhëna të reja për çiftin e infektuar me Covid 19.

    Burime të televizionit kanë njoftuar se para dy javësh çifti është takuar me mbesën që është kthyer nga Italia. Pas qëndrimit disa ditë në Korçë, mbesa e çiftit është kthyer përsëri në Itali.

    Çifti i të infektuarve, ka shfaqur shenjat e Covid-19 pas largimit të mbesës.

    Sipas të dhënave të deritanishme dyshohet se çifti është infektuar nga mbesa e tyre e cila ndodhet në Itali.

    Ndërkohë numri i të infektuarve në Shqipëri është rritur me 13 persona gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të të prekurve ne 89.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!