×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Humb kontrollin e parashutës, vdes mësuesi 27 vjeçar në Dibër

    Reporteri
    15 Qershor 2019 | 8:28

    Një i ri në Dibër ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e parashutës. Për Gëzim Elezin, 27 vjeç, fluturimi i sotëm ka rezultuar fatal pasi, sipas miqve të tij, ka humbur kontrollin e parashutës nga era e fortë.


    Ai ishte nisur nga lartësitë e Zimurit drejt qytetit të Peshkopisë.

    27 vjeçari ishte i apasionuar në sportet ekstreme, ndërkohë që punonte mësues në shkollën e mesme profesionale ‘Nazim Rrushiti’ në Peshkopi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!