×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Humba shikimin për një moment”, flet ushtari i sulmuar nga rusët në Gramsh

    Reporteri
    21 Gusht 2022 | 15:37

    Një nga ushtarët e sulmuar nga rusët në uzinën ushtarake në Gramsh, tha se kishte djegie në fytyrë dhe se i kishte ikur shikimi për disa minuta.

    Tekaa u vizitua nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në ambientet e spitalit të QSUT-së, ushtari tha se e netralizoi shtetasin rus derisa erdhën patrullat e policisë.

    “Edhe nga fytyra kishim djegie. Shikimi për momentin na iku. Për momentin po. E kapëm të dy dhe e po mbanim poshtë, derisa njoftuam patrullat”, tha ai.

    Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

    Ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë.

    Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti./euronews/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!