Një tjetër ngjarje me në qendër dhunën ndaj mjekëve ka ndodhur në Vlorë.
Mjeku i urgjencës i identifikuar si Florian Godaj është dhunuar nga familjarët e një pacienti i cili ka ndërruar jetë.
Pacienti ishte paraqitur ditën e djeshme në spital për të marrë mjekim. Pas kontrollit nga mjeku pacienti është dërguar në shtëpi, ku për fat të keq ka pësuar atak kardiak.
Familjarët kanë fajsuar mjekun për ngjarjen, ndërsa e kanë dhunuar këtë të fundit fizikisht dhe verbalisht.
Pas njoftimit të policisë janë arrestuar edhe personat përgjegjës për dhunën, ndërsa i pyetur mjeku nuk ka pranuar të prenoncohet për rastin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.