×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I bllokuan rrugën eskortës së Ramës, arrestohen anëtarët e PD-së

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 12:18

    Pasi tentuan t’i bllokonin rrugën eskortës së Edi Ramës, policia vuri në pranga drejtues drejtues të PD-së në Librazhd si edhe ish- deputetin Aurel Bylykbashi.


    Pikërisht për këtë shkak, por edhe për vijimësinë e aksionit opozitar sot në orën 12:00 Basha do të presë në seli aleatët, ndërsa në orën 18:00, do të bëjë një mbledhje me kryesinë e Partisë Demokratike, Grupit Parlamentar, Kolegjit te Kryetareve dhe Kryetareve te Bashkise.

    “Sot, në orën 18.00, mbledhje e jashtëzakonshme e Kryesisë se PDSH, Grupit Parlamentar, Kolegjit te Kryetareve dhe Kryetareve te Bashkise, me rend dite: Caktimi i detajeve te vijimit te aksionit politik, si dhe reagimi i PD pas arrestimeve politike te drejtuesve te PD ne qarkun Elbasan. Lutem te merren masat per te qene prezent pa asnjë mungese”, thuhet në njoftimin zyrtar të PD.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!