×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I vodhi 30 mijë dollarë klientit, arrestohet drejtori i bankës në Tiranë

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 11:52

    Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka shpërdoruar detyrën e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë duke finalizuar operacionin policor i koduar “Bankieri”.


    Ai i ka vjedhur 30 mijë dollarë në llogarinë rrjedhëse të një klienti.

    ”Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri”, në kuadër të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!