×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I zhdukur prej dy ditësh, gjendet i vrarë në një fshat në Torino biznesmeni shqiptar

    Reporteri
    04 Shtator 2022 | 21:03

    Biznesmeni shqiptar Fatmir Ara, i cili rezultonte i zhdukur prej 2 ditësh është gjetur i vrarë në fshatin San Carlo Canavese të Torinos.

    Mediat italiane raportojnë se trupi i pajetë është gjetur i shtrirë në tokë, pak hapa larg një karroce të errët të parkuar përgjatë një rruge të vogël. 43-vjeçari Fatmir Ara, me origjinë shqiptare banonte në Mathi (Torino).

    Viktima u zhduk nga shtëpia e tij më 2 Shtator. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes po koordinohen nga prokuroria e Ivreas./Tv Klan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!