×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ilir Meta nënshkruan “Live” anulimin e zgjedhjeve dhe bën shqiponjën me duar

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 9:36

    Presidenti Meta ka nënshkruar ketë mëngjes  anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, që e paralajmëroi ditën e shtunë gjatë protestës së opozitës, deri sa palët të reflektojnë.


    Ilit Meta u shpreh se shtyrja e zgjedhjeve nuk krijon vakum në qeverisjen vendore, ndërsa shtoi se ky vendim është mjeti emergjent për zgjidhjen e krizës politike.

    Kreu i shteti deklaroi në konferencën e gjatë për shtyp, se zgjedhjet vetëm me mazhorancën cenojnë pluralizmin politik, ndërsa  tha se zhvillimi i zgjedhjeve në kaos mund të çojë në konflikt civil.

    Ai ka kërkuar që të vendoset dialogu politik dhe palët të gjejnë dakordësi.

    Meta u ka bërë thirrje edhe ndërkombëtarëve për zgjidhjen e kësaj krize politike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!