×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Infektoi me Covid të birin dhe vjehrrën, gruaja shtatzënë dhe 2 vjeçari shtrohen në spital

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 16:29

    Gruaja shtatzënë dhe fëmija i saj dy vjeçar, janë transportuar nga Fieri drejt spitalit infektiv në Tiranë, pasi gruaja infektoi të birin dhe vjehrrën.


    Si ndodhi ngjarja

    12 raste të reja me koronavirus janë regjistruar këtë të mërkurë në Shqipëri, mes të cilëve 3 raste të reja në Fier.

    Janë mësuar detaje në lidhje me mënyrën sesi janë prekur 3 persona në Fier, ku mes të infektuarve është një grua shfatzënë dhe një fëmijë dy vjeçar.

    Tre rastet pozitive në Fier i përkasin një familje që jeton në lagjen ‘Liri Gero’. Nusja e shtëpisë, e cila është në muajin e tetë të shtatzanisë, ka shkuar në Tiranë për të vizituar familjan. Vizita i ka kushtuar gruas infektimin, të cilin më pas e ka sjellë në Fier duke prekur djalin e saj 2 vjeçar dhe vjehrrën 70 vjeçare. I shoqi aktualisht ndodhet në Suedi, pasi jeta e kësaj familje është zhvendosur atje. Gruaja ka mbetur në Shqpëri për shkak të pamundësisë për të udhëtuar atje.

    Vazhdon rritet numri i te prekurve me koronavirus në Shqiperi, duke shkuar ne 832, me 12 raste te reja. Shumica ka qene kontakt i personave pozitive, nga hetimi epidemiologjik. Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit. Pas dites pa asnje rast te ri, rikthehen infektivet ne Fier me 3 raste te reja.

    Sot janë kryer dezinfektime në këtë pallat, si dhe janë marrë tamponët për 5 familje të tjera. Me rastet e sotme shkon në 40 numri i të prekurve me COVID-19 në Fier, tre prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!