Inteligjenca amerikane ka zbuluar se Rusia prej vitit 2014 i ka shpenzuar 300 milionë euro për të ndërhyrë në mënyrë të fshehur në zgjedhjet jashtë Rusisë. Përmenden 24 shtete, përfshirë edhe Shqipëria.
Kështu ka njoftuar Departamenti i Shtetit, teksa është mbështetur në raportin e inteligjencës amerikane, duke nënvizuar influencën ruse edhe në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi.
Pretendohet se Rusia do ta vazhdojë stilin e njëjtë për ta shtuar hegjemoninë e saj, nëpër për botë e veçanërisht në Bashkimin Evropian.
“Putin po shpenzonte shuma të mëdha në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”, ka thënë zyrtari i inteligjencës, raporton The Guardian.
Ndikimi i fshehtë i Rusisë përfshinte përdorimin e organizatave të frontit për të derdhur para në kauza ose politikanë të preferuar, pretendon kabllogrami. Kjo përfshin qendrat e mendimit në Evropë dhe ndërmarrjet shtetërore në Amerikën Qendrore, Azi, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. /Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.