×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Jozefina Topalli për Kuvendin e Sali Berishës: Sot është dita më e bukur politike pas 30 vitesh

    Reporteri
    11 Dhjetor 2021 | 11:08

    Jozefina Topalli, ish-deputete e Partisë Demokratike, ka reaguar lidhur me mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike që është iniciuar nga Sali Berisha.

    Përmes një postimi në mediat sociale, Topalli shkruan se sot është dita më e bukur e politikës pas 30 vitesh dhe shton se sot është ushtrimi demokratik më i veçantë.

    “Kjo është dita më e bukur politike pas 30 vitesh. Ajo që po ndodh sot është ushtrimi demokratik më i veçantë. Sot delegatët dhe anëtarësia e PD po bën histori”, shkruan ish-nënkryetarja e PD.

    Topalli është një nga ish-zyrtarët e Partisë Demokratike e cila është shprehur pro lëvizjes së Sali Berishës.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!