×
  • Lajme
  • Shqipëria / Kryeministrja italiane

    “Ka një zgjidhje”, Meloni e vendosur: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

    Reporteri
    04 Dhjetor 2024 | 10:32
    Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë

    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në një intervisë për mediet vendase është shprehur e bindur se qendrat e migrantëve, të ngritura në Shqipëri do të funksionojnë.

    “Ka një zgjidhje, po punojmë për të”, thotë Meloni. “Unë nuk marr përsipër përgjegjësi që nuk i mbaj dot”, shton Meloni.

    Sipas Melonit projekti është inovativ dhe “nuk është rastësi që i kushtohet vëmendje pothuajse nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.”

    “Do të sjellë një ndryshim total në menaxhimin e flukseve migratore”, thotë kryeministrja italiane.

    Prandaj pritet vendimi nga Gjykata Supreme dhe Gjykata e Drejtësisë e BE-së.

    “Në çdo rast jam duke punuar edhe për zgjidhje të tjera dhe në fund do të funksionojë”, thotë Meloni e vendosur.

    “Unë kam marrë parasysh se do të më duhej të punoja tre herë më shumë se paraardhësit e mi për të arritur rezultate. Unë jam e përgatitur, sidomos për emigracionin sepse e dija se do të kishtë një opozitë shumë të madhe”.

    “Unë vazhdoj të kërkoj dhe do të gjej zgjidhje, projekti në Shqipëri do të funksionojë”, përfundon Meloni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!