×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kamera mbi autokolonën e ushtrisë, shikoni pamjet nga rrugët e Tiranës

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 16:48

    Ushtria shqiptare prej tre ditësh ka zbritur në rrugë në ndihmë të policisë për të përforcuar masat për të ndaluar shkeljen e rregullave nga qytetarët dhe daljen nga shtëpia me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.


    Në terren për të ndjekur nga afër situatën ka qenë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ndërsa kryeministri Rama shkruan se ushtria po punon në dy fronte.

    “Forca të shumta ushtarake janë përfshirë në operacionin humanitar dhe krah për krah me policinë e shtetit, në mbrojtjen e popullit nga tradhtarët! Mirënjohje dhe respekt për forcat tona të armatosura” shkruan Rama.

    Ushtria vijon patrullimin në rrugë sikur duket edhe nga vëzhgimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!