Sot përfundoi afati ligjor për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatet për Prokuror të Përgjithshëm.
Për këtë arsye Këshillimi i Lartë i Prokurorisë ka thirrur një mbledhje plenare.
Mbledhja do mbahet në sallën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në orën 13:00.
Rrëzimi i një prej kandidaturave, KLP pritet të rrëzojë kandidaturën që nuk plotëson kriteret.
Pas paraqitjes së katër kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nisi procedurat për përcaktimin e kritereve për secilin kandidat dhe nëse cili nga ta ka më shume përparësi.
KLP do të rendisë tre kandidatura dhe pritet që të rrëzohet një prej aplikuesve.
Deri tani konsiderohen si kandidatura të forta prokurorët Olsi Çela dhe Fatjona Memçaj, kjo e fundit për shkak të aftësive profesionale por edhe avokati Lulzim Alushaj.
Ndërsa drejtuesja aktuale e prokurorisë Arta Marku ka pak gjasa të renditet në fillim të listës mëgjithëse përflitet se ka mbështetjen e disa prej anëtarëve të KLP-së.
Pas hapjes së garës nga KLP për këtë post që ka një mandat 7-vjeçar kandiduan tre prokurorë dhe një avokat, të cilët brenda një afati 45 ditor, tre prej tyre do t’i kalojnë parlamentit në bazë të një renditjeje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.