×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Këta janë dy ushtarët shqiptarë që u sulmuan nga shtetasit rusë

    Reporteri
    20 Gusht 2022 | 22:52

    Është zbardhur dinamika e ngjarjes së ndodhur në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

    Tre shtetas të huaj janë parë parë Uzinës së Përpunimit të Amrëve në gramsh, të cilët janë pikasur nga ana e ushtarëve shqiptarë.

    Në momentin që ushtarët janë afruar ka patur një përplasje fizike mes ushtarëve dhe tre shtetasve rusë, të cilët gjatë përleshjes kanë përdorur sprej neuroparalizues.

    Si pasojë e përdorimit të sprejt, kanë mbetur të plagosur dy ushtarët shqiptarë, Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, të cilët ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

    “Në çantën e njërit prej këtyre personave janë gjetur mjete që përdorin agjentët. Zyrtarët të njëjtën gjë kanë mundur të sekuestrojnë në njërën nga çantat që mbante njëri nga dy personat që sulmuan ushtarët shqiptarë”. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!