Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike rezultatet e votimit të 30 qershorit në 61 bashkitë e vendit.
21.6% është pjesëmarrja në rang vendi, sipas KQZ-së. Ndërkohë, sa i përket bashkive, në disa prej tyre ka patur një pjesëmarrje shumë të ulët saqë mund të flitet edhe për bojkot.
Pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në bashkinë e Lezhës, ku në votime morën pjesë vetëm 8.93% e qytetarëve.
Dy bashkitë e tjera me pjesëmarrjen më të ulët janë ato të Memaliajt dhe Shkodrës, me nga 9.01% dhe 9.67%.
Pjesëmarrje të ulët ka patur edhe në bashkitë e Kamzës, Dropullit, Finiqit, Kavajës dhe Durrësit.
Sa i përket bashkisë me pjesëmarrjen më të lartë në votime, rezulton së në Pustec kanë votuar 55% e qytetarëve.
Bashkia minoritare maqedonase është vetmja ku pjesëmarrja e ka tejkaluar shifrën e 40%.
Pusteci nga bashkia e Librazhdit me 37.52% dhe bashkia e Tepelenës me 36.59%. Pjesëmarrje të konsiderueshme ka patur edhe në Klos, Poliçan dhe Kolonjë.
Në bashkinë e Tiranës pjesëmarrja ka qenë në 25.86%.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.