Greg Rama, i biri i Kryeministrit Edi Rama, ka konfirmuar ditën e sotme se mes viktimave të tërmetit, në qytetin e Durrësit ka ndërruar jetë edhe një mikja e tij bashkë me dy prindërit dhe të vëllanë.
Paraprakisht dyshohet se mikja e afërt e Ramës është studentja e mjekësisë, Kristi Recci. Fati për familjen e saj ishte tragjik.
Kristi Reçi humbi edhe babain, Eduardin, nënën Dolora dhe vëllain 22-vjeçar, Klausin, të cilët janë nën rrënojat e pallatit 6 katësh në lagjen 18 në Durrës.
Kristi Reçi kishte një ëndërr: të bëhej doktoreshë dermatologe dhe të vazhdonte jetën në shërbim të komunitetit si mjeke. Por ëndrra e saj u ndërpre në mes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.