×
  • Lajme
  • Shqipëria

    KQZ: Mos cënoni procesin zgjedhor

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 19:20

    “Lufta” ka filluar edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pas kërkesës që kryebashkiakët e djathtë për heqjen e listave të votimit nga ambientet publike si dhe lirimin e ambienteve të parashikuara për zhvillimin e votimeve, ka ardhur edhe një reagim nga zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj.


    Hoxhaj ka kërkuar që të mos cënohet puna e KZAZ-së në përmbushjën e përgjegjësive dhe detyrave të saj.

    ‘KQZ i bën thirrje dhe kërkon reflektim të menjëhershëm për të mos penguar apo cënuar punën e KZAZ-ve në përmbushje të përgjegjësive dhe detyrave të tyre. Pengesa të cilat pengojnë në punën e KQZ për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në datën 30 qershor’, ka thënë Drilona Hoxhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!